Finalizohet mocioni qeveria e Kosoves ne votebesim

Dy vota te deputeteve te Partise Demokratike te Kosoves kane mjaftuar qe te rrumbullakohet numri prej 40 nenshkrimesh te mjaftueshme per ta derguar ne mocion votebesimi Qeverine e Kosoves.
Aleanca Kosova e Re ne oret e mbremjes i procedoi Kryesise se Kuvendit mocionin me 40 nenshkrime me ane te te cilave do te therrase ne votebesim Qeverine aktuale.
Nenkryetari i AKR-se Ibrahim Makolli tha se tani procedurat parashohin qe Kryesia e Kuvendit ne afatin prej jo me larg se 5 dite te therrase seancen e Kuvendit ku do te votohet ky mocion.
Pese dite i ka afat me se largu dhe tash do te varet nga Kryesia e Kuvendit se kur do ta vendose ne rend te dites beri te ditur Makolli.
Permbajtja e tekstit te mocionit te votebesimit ndaj Qeverise se Kosoves nuk eshte perkrahur nga deputetet e Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe atyre te Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Ibrahim Makolli tha se teksti i mocionit nuk ka ndryshuar pavaresisht faktit qe disa parti politike nuk e kane pranuar ate.
Teksti eshte ai qe ka qene fillimisht. Ne ketu para se te ndermarrim nje iniciative per nje mocion te tille kemi ftuar partite politike ne opozite qe te kemi nje takim konsultativ takim i cili eshte refuzuar nga ana e dy partive politike ne opozite theksoi Makolli.
Ne tekstin e mocionit thuhet se kriza institucionale e shkaktuar pas vendimit te Gjykates Kushtetuese ku ka konstatuar shkelje serioze te Kushtetutes nga ana e presidentit qe ka rezultuar me doreheqje te presidentit dhe pas terheqjes se Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni qeveritar rrezikon te derivoje me krize te pergjithshme institucionale ne vend.
Por me kete konstatim nuk pajtohet LDK-ja. Shefi i Grupit Parlamentar te LDK-se Ismet Beqiri tha se nje formulim i tille paraqet nje lloj marreveshje politike.
Jo ky tekst eshte i paqendrueshem. Nuk po paragjykoj se cfare qendrimi do te marrim ndaj mocionit por eshte krejtesisht i paqendrueshem.
Ajo qe thuhet se ekziston kriza politike askush nuk e konteston qe ekziston por kriza institucionale boshlleku mund te plotesohet ka zgjidhje kushtetuese. Eumlshte bere njefare kompromisi ne kete fare teksti dhe per ne jane te paqendrueshme ato qe thuhen ne te tha Beqiri. Mocioni me tekstin e propozuar eshte i papranueshem edhe per Aleancen per Ardhmerine e Kosoves. Nenkryetari i saj Ahmet Isufi tha se AKR-ja me kete mocion po i ben nder Partise Demokratike te Kosoves duke mos e bere ate fajtore per gjendjen e krijuar. Ai tha se mocioni eshte dashur te kete si formulim deshtimin e Qeverise si arsyetim per shkarkimin e saj.
Nuk e votojme keshtu si eshte. Por te ndryshohet teksti dhe te hidhet pergjegjesia mbi ata qe e kane shkaktuar krizen dhe ata qe per 3 vjet e kane shkaterruar ekonomikisht dhe ne te gjitha format Kosoven. Atehere do ta nenshkruanim me kenaqesi deklaroi Isufi.
Ne anen tjeter Lidhja Demokratike e Dardanise tha se do ta perkrahe mocionin e votebesimit. Shefi i Grupit Parlamentar te LDD-se Lulezim Zeneli tha se sa me shpejt qe shkon kjo qeveri aq me mire do te jete per Kosoven.
Ne do ta mbeshtesim mocionin sepse cfaredo qendrimi tjeter do te ishte ne kundershtim me vetveten - duke pasur parasysh se ne kemi thene dhe e perserisim se nje dite e me pare duhet te largohet ky pushtet dhe keta njerez qe e kane keqqeverisur vendin dhe e kane futur ate ne krim te organizuar e korrupsion theksoi Zeneli.
Te gjitha zhvillimet rreth mocionit po percillen me vemendje edhe nga Partia Demokratike e Kosoves e cila aktualisht ka mbetur ne Qeveri vetem me partite nga minoritetet. Nenkryetari i saj njeheresh zevendeskryeministri Hajredin Kuci tha se PDK-ja do ta mbeshtese cdo vendim qe merr Kuvendi duke preferuar qe zgjidhja te jete sa me e shpejte.
PDK-ja ka pranuar qe te kete zgjedhje te parakohshme. Ju e dini qe per shkak te aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese kemi pranuar qe te shkojme ne zgjedhje me 13 shkurt. Por pas terheqjes se LDK-se nga Qeveria vendi eshte ne nje situate te re dhe tani duhet te behen zgjidhje emergjente. Ne kete drejtim mendoj se tani ka nje realitet te ri dhe do te kete vendime te reja tha Kuci. Per miratimin e mocionit mjaftojne 61 vota te deputeteve me ane te se cilave Qeveria do te konsiderohej ne doreheqje kurse Kuvendi do te shperndahej. Nje situate e tille do te shtynte me pas ushtruesin e detyres se presidentit Jakup Krasniqi qe ne nje afat jo me shpejt se 30 dhe jo me larg se 45 dite ti caktoje zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove. Evropa e Lire