Piramida e Enverit

Disa dite me pare vetem me votat e mazhoranxes Kuvendi miratoi vendimin Per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar ne vendin ku sot eshte piramida e ish-diktatorit Enver Hoxha. I menduar te perurohet me rastin e 100-vjetorit te pavaresise Parlamenti i ri do te jete shume me teper se thjesht nje godine ose nje parlament ai do te jete simboli i perpjekjeve shekullore te shqiptareve per liri e pavaresi perpjekjeve per te qene te barabarte e dinjitoze me te gjithe qytetaret e tjere evropiane do te jete simboli i endrres dhe deshires se shqiptareve per tu shkeputur perfundimisht nga ndikimet dhe simbolet e te kaluares komuniste.
Te gjithe menduam qe votimi do te ishte nje mundesi per opoziten e sotme te deshmonte qe ishte shkeputur perfundimisht nga e kaluara e saj e erret komuniste. Por nuk ndodhi ashtu. Me voten e tyre unanimisht kunder ata vertetuan edhe nje here qe lidhjet ideologjike te se majtes se sotme me diktaturen komuniste ishin shume te forta. AND-ja e komunizmit eshte mbartur ne menyre konstante dhe sistematike tek bijte qe jane krenare per eterit e tyre biologjike e shpirterore komuniste.
Arkitekture nuk do te thote vetem te ndertosh e ajo nuk eshte vetem art. Arkitektura ka gjuhen e saj e cila ndikon fuqishem ne ndertimin dhe mirefunksionimin e nje shoqerie. Keshtu Akropoli ne Athine eshte nje rruge e perpjete qe simbolizon ngjitjen drejt hyjnores por ne te njejten kohe simbolizon edhe faktin qe njerezit jane te vdekshem e jo ne nje nivel me ate qe konceptohet si hyjnore e per tu bere i denje duhet te besh rruge te gjate duke ngjitur shume shkalle.
Ka rryma qe thone qe ka arkitekture fashiste ose komuniste rasti me i perfolur eshte ai i arkitektit te Hitlerit Albert Speers i cili mendohet se perkthente mendimet e te ashtuquajturit artist Adolf Hitler ne projekte. Ai shfaq perseri shkallet si simbol. Gjithashtu ata qe duhet te takonin Hitlerin duhet te benin deri tek tavolina e tij e punes nje rruge te gjate ne te cilen te bindej se sa i vogel dhe i perulur ishte ai para udheheqesit.Por ka edhe rryma qe thone qe ka arkitekture demokratike si ne rastin e Guumlnter Behnisch i cili pervec veprave te shumta qe la pas solli nje term te ri ne projektin e salles se re plenare te Bundestagut gjerman Arkitekture demokratike.
Arkitektura eshte shprehje e asaj se ne cfare sistemi kemi jetuar jetojme e ku duam te shkojme e cfare deshirojme te behemi.
Po Piramida e Enverit cfare perfaqeson per Tiranen apo cfare perfaqeson per te gjithe ne shqiptaret
Ish-muzeu Enver Hoxha u ideua menjehere pas vdekjes se diktatorit u projektua ne vitin 1986 nga nje grup arkitektesh nen drejtimin e Pranvera Hoxhes dhe Klement Kolanecit perkatesisht vajzes dhe dhendrit te Enver Hoxhes. Ne hyrje te tij ashtu si Zeusi u vu ne mermer te bardhe busti i Enverit veper e Kristaq Rames babait te Edvinit. Ne te u ekspozuan sende personale te Enverit si veshje kepuce foto arme libra aparate makina e tij e pare madje u imitua edhe dhoma ku kishte lindur etj. U perurua ne vitin 1988. Piramide e mori emrin gjate levizjes studentore te Dhjetorit 1990.
E pare nga ana etike e fshehur nen gjoja formen e shqiponjes muzeu i diktatorit eshte perceptuar ne fakt si piramide bazuar edhe ne legjenden e Keopsit ku mbreteruan mbreterit gjakatare te Egjiptit Piramida e Keopsit eshte me e madhja nga tri piramidat kryesore ne Giza dhe piramida me e larte ne bote. Ajo u ndertua nga faraoni Keops gjate viteve 3100 p.e.s - 2700 p.e.s. Ka nje lartesi prej 137 m dhe gjatesine e cdo brinje te bazes e ka 227 m. Perbehet nga 2 500 000 blloqe me mase prej 2 - 5 tone secila. Keshtu masa e piramides i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojne 203 shkalle me lartesi mesatare prej 1 metri. Piramida e Keopsit eshte quajtur nga shkencetaret Liber shkencor i shkruar ne gure.
Ne mes te nje kompleksi te ndertuar qe nga koha e Zogut me bulevardin ministrite ndertesen e Keshillit te Ministrave Kryesine e Kuvendit Universiteti etj. Piramida pervecse simbol sundimi dhe plotfuqishmerie nuk eshte aspak ne harmoni me to e nuk ka asgje te perbashket me arkitekturen perfaqesuese te zhvillimit te shoqerise shqiptare si dhe me arkitekturen demokratike.
Ngritur si muze per diktatorin pavaresisht se prej kohesh jane hequr sendet personale te tij si dhe i eshte ndryshuar emri dhe funksioni ajo godine aspak e hijshme mban ende brenda saj gjene me te keqe te kombit shqiptar diktaturen e me te eger komuniste.
Pra ne mendimin tim ajo ndertese si nga ana arkitekturore ashtu edhe morale nuk i perket Tiranes dhe shqiptareve te cilet meritojne nje ndertese me domethenese e me dinjitoze. Ngritja e tempullit te demokracise ne vend te saj do te hiqte edhe simbolin e fundit te komunizmit ne Shqiperi.
Por Edvini dhe socialistet refuzojne te shkeputen nga simbolet e diktatorit dhe te diktatures komuniste duke u munduar ti rikthejne ne cilendo forme e menyre. Keshtu
Te gjithe kujtojme Bllokun komunist ku jetonte kupola me e larte e Partise Komuniste. Askush nuk dinte cfare ndodhte aty por te gjithe e dinin se planifikoheshin intrigat komplotet vrasjet. Blloku dikur molle e ndaluar per te gjithe shqiptaret e thjeshte nuk e kam fjalen ketu per shume kolege opozitare apo per bijte e nomenklatures komuniste qe jane me shumice ne grupin parlamentar te Partise Socialiste ra si bastion komunizmi menjehere pas renies se tij. Por jo per Edvin Ramen. Duke mos pranuar te ndahet nga kjo ide bllokmene me fuqine qe i jep pushteti i tij si kryetar i Bashkise se Tiranes jashte cdo ligji e rregulli te shkruar mundi te krijonte nje minibllok te tijin dhe ndertuesve prane tij duke ndaluar ne nje zone prej 20-30 m te kalojne makina qe do te shqetesonin sadopak nostalgjiket e rinj apo te vjeter te komunizmit.
Piramida edhe pse e boshatisur mbetet nje simbol per bijte e bllokmeneve sepse dhe rrezimi i tij do te ishte shembja e nje muri per te hyre ne bllokun e Partise Socialiste ku kriter i vetem eshte te jesh pasardhes i eterve komuniste.
Vete Edvini kryetari i Partise Socialiste ne emer te bllokmeneve te vjeter e te rinj ne date 16 tetor pra diten e lindjes se Enverit shpalli me nxitim ne mes te nates martesen e tij te trete ne perpjekje per ta rikthyer si dite te shenuar te pakten per socialistet.
Per te gjithe ata qe e kujtojne ne muzeun e Enverit pervec relikteve te tjera u vendosen edhe corapet e arnuara te Enverit si simbol i asaj varferie qe duhej te ishte ne popull. Te gjithe shqiptaret duhet te ishin te varfer pa prona pa fe pa para pa ide pa te drejta e pa fjalen e lire.
Nen gjurmet e atit te tij shpirteror Edvin Kristaq Rama personi qe ka ne pronesi de fakto te pakten 20 te cdo ndertimi per te cilin ai vete ka dhene leje ndertimi deklaron se eshte i pastrehe se ka vetem 3000 euro pasuri e qe edhe pas dasmes me te madhe ndonjehere ne Shqiperi jeton me nusen e tij te re ne nje shtepi me qera. Tirana nuk meriton nje kryebashkiak i cili nuk mendon dot as per familjen e tij. Ai meriton te ndihmohet bujarisht.
Se fundmi nen gjurmet dhe modelin e piramides se atit te tij shpirteror Enverit Edvini ne keto vite te tij ne pushtet qeveri e bashki ngiti me shume kujdes e perkushtim piramiden e korrupsionit me te madh jo vetem ne Shqiperi por edhe tej kufijve piramiden e 20 te lepujve dhe seksereve te tij.
Por ashtu si piramides se Enverit simbolit te fundit te diktatures me te eger komuniste po i vjen fundi edhe piramides se Bashkise se Tiranes piramides se 20 te Edvinit po i lekunden themelet. Lepuri prej vitesh i strukur diku ne themelet e saj i trazuar nga miqte apo mikeshat e reja apo mbase edhe nga zhurmat e festes ne Peze apo nen cadrat e greves se urise doli i trembur nga strofka e tij duke lekundur guret e piramides enviniane qe shume shpejt do te fillojne te rrezohen nje nga nje.