E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID-i dhuron pajisje per praktiken e studenteve

Studentet e mjekesise tani do te mund te kryejne praktiken mesimore me pajisje mjekesore te domosdoshme per procesin mesimor. Ne spitalin obstetrike gjinekologjik Mbreteresha Geraldine ka hapur dyert dje per here te pare nje qender trajnimi. Po keshtu fale nje donacioni te USAID-it prej 10000 dollare eshte bere e mundur edhe pajisja me aparatura mjekesore. Te pranishem ne inaugurimin e qendres ministri i Shendetesise Petrit Vasili vleresoi qendren e re. Ky eshte materniteti me i madh i Shqiperise ne te cilin lindin rreth 6000 femije ne vit dhe qe ofron nje game sherbimesh obstetrike dhe gjinekologjike per grate. Sipas Vezhgimit Demografik dhe Shendetesor te Shqiperise se vitit 2009 gjate pesembedhjete viteve te fundit eshte shenuar nje renie e ndjeshme ne vdekshmerine e femijeve ne Shqiperi nga 35 ne 18 vdekje per 1000 lindje te gjalla dhe nivelet e vdekshmerise se nenes mbeten te larta krahasuar me vende te tjera te rajonit. Ne baze te dhenave te vitit 2008 te Ministrise se Shendetesise vdekshmeria memesore ne Shqiperi mbetet e larte krahasuar me vende te tjera te Evropes me nje perllogaritje prej 21 vdekjesh per 100000 lindje te gjalla krahasuar per shembull me te dhenat e Organizates Boterore te Shendetesise per Francen 5.3 vdekje per 100000 lindje te gjalla dhe Polonine 3.02 vdekje per 100000 lindje te gjalla.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›