“Finalja” Tirana-Vllaznia. Tafaj: Jo “X”Tirana kryeson kampionatin me 65 pikë, një më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. 23-herë kampionëve të Shqipërisë u mjafton edhe një barazim në “Qemal Stafa” për të koleksionuar titullin e 24-t

Trajneri i fundkampionatit i Tiranës, Alban Tafaj (pasoi Agustin Kolën e vetëdorëhequr pas dështimit në finalen e Kupës), prej katër vitesh është një nga zyrtarët e lartë të klubit të rëndësishëm të kryeqytetit.
Tirana kryeson kampionatin me 65 pikë, një më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. 23-herë kampionëve të Shqipërisë u mjafton edhe një barazim në “Qemal Stafa” për të koleksionuar titullin e 24-t (ç’ka përbën një thellim të rekordit).
“Kundër Vllaznisë do të luajmë një lojë sulmuese, duam të fitojmë. Nuk është në karakteristikën e klubit tonë për të administruar lojën e për të menduar për të nxjerrë në fund një rezultat barazim”, - tha 35-vjeçari Tafaj, një ish-lojtar simbol i Tiranës (4-herë kampion), por dhe kampion me Partizanin (1992-1993).
E Marte, 19 Maj 2009