Lushnja - Partizani, nga Gjyla te...GjylaTrajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla dhe mesfushori i Partizanit, lushnjari Viktor Gjyla, do të jenë përballë njëri-tjetrit, por me synime krejt të kundërta.

Lushnja-Partizani është supersfida e mbijetesës. Takimi në “Roza Haxhiu” (23 maj, java e 33-të) do të vendosë edhe për skuadrën që do të zbresë direkt një kategori më poshtë. Lushnja ka nevojë pë një fitore me 2 gola diferencë ndaj Partizanit, për të zënë një vend në “play-out”.
Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla dhe mesfushori i Partizanit, lushnjari Viktor Gjyla (tre sezone me të kuqtë, 87 ndeshje, 7 gola) do të jenë përballë njëri-tjetrit, por me synime krejt të kundërta.
Trajneri Gjyla: “Vetëm ne dhe Partizani kemi luajtur ndershëm këtë sezon. Kemi arritur deri këtu falë djersës sonë. Kundër Partizanit do të luajmë një ndeshje të madhe dhe unë nuk e vë në diskutim që do të fitojmë me dy gola diferencë”.
Mesfushori Gjyla: “Është një moment jo i lehtë për mua. Jam lojtar profesionist dhe dëshira ime është të fitojë Partizani. Nga ana tjetër më vjen keq nëse Lushnja bie nga kategoria”
E Marte, 19 Maj 2009