E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e Champions, Roben: Bayern, gati te fitojë trofeun

Nje dite nga finalja e madhe e Liges se Kampioneve, mes Bajernit te Mynihut dhe Interit, Arjen Roben ka bere te ditur se skuadra e tij eshte gati te fitoje trofeun me te rendesishem evropian per klube. Futbollisti holandez, i cili arriti te fitonte titullin kampion dhe Kupen ne Gjermani kërkon te marre trofeun e trete sezonal.

Duke folur pas mbërritjes se Bajernit te Mynihut ne Spanje, Roben ka thene se te gjithe futbollistet presin me padurim finalen qe do te zhvillohet ne stadiumin “Santiago Bernabeu” te Madridit.

“Une mund te shoh qe cdokush eshte i lumtur te jete ketu dhe ne te njejten kohe ne nuk mund ta bejme kete me speciale nga ceshte. Ne duhet te luajme nje ndeshje, kjo eshte finale dhe nje ndeshje speciale dhe i kemi te gjitha mudesite ta mbyllim me sukses”, ka thene Roben.

Talenti holandez ka luajtur te Celsea kur Jose Mourinho ishte trajner i skuadres angleze. Duke folur per teknikut portugez, qe tani drejton Interin, Roben ka thene se ai eshte nje trajner fitues.

“Mendoj se Mourinho eshte tipik i trajnereve fitues me taktikat e tij, por nuk mendon shume per nje futboll te bukur. Ai mendon vetem te fitoje ndeshjen’, ka përfunduar Roben, i cili ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te Bajernit ne kete sezon.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›