E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, mbyten në liqen dy peshkatarë

Dy peshkatare jane mbytur ne ujrat e liqenit te Shkodres ne vendin e quajtur Hani i Hotit ne oret e para te mengjesit te sotëm. Policia e Shkodres ne bashkepunim me polumbaret e Malit te Zi ka bere te mundur gjetjen dhe identifikimin e trupave te pajete te cilet jane Gjovalin Smajli, 40 vjeç dhe Nikolin Shabi,18 vjeç, te dy banues ne Hot,Komuna Kastrat të cilet jane gjetur 50 metra larg bregut te liqenit ne vendin e njohur si livadhi i Luke Smajlit ne Han te Hotit.

Familjarët kanë bërë të ditur se dy peshkatarët ishin larguar nga shtëpia rreth orës 03:00 të mëngjesit për të dalë për peshkim por nuk ishin kthyer më, të shqetësuar ata kanë bërë denoncimin në polici e cila ka kërkuar dhe ndihmën e policisë së Malit të Zi. Trupat jane gjetur nga nje i afermi i njerit prej viktimave qe ka njoftuar policine. Uniformat blu po hetojne rreth shkaqeve te mbytjes se peshkatareve. Pak muaj me pare dy peshkatare te tjere u mbyten ne ujerat e liqenit te Shkodres, njeri prej te cileve u gjet pas gati 40 ditesh.

Bruna Gjoka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›