E Diel, 1 Nëntor 2026

Finalja e Kupës së Shqipërisë në DurrësTirana në finale do të përballet me Flamurtarin, dy herë fitues të Kupës së Shqipërisë, teksa statistikat e tri përballjeve të tyre flasin me ngjyrat bardheblu: tri finale të diskutuara midis tyre në 1983,

Finalja e edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë midis Tiranës e Flamurtarit do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, më 6 maj 2009. Ky është vendimi që ka marrë Sektori i Garave të FSHF-së.

Tirana në finale do të përballet me Flamurtarin, dy herë fitues të Kupës së Shqipërisë, teksa statistikat e tri përballjeve të tyre flasin me ngjyrat bardheblu: tri finale të diskutuara midis tyre në 1983, 1984 e 1996, të tria të fituara nga Tirana.

Për herë të fundit në Durrës, Flamurtari arriti kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, kur eliminoi Partizanin pas 120 minutave lojë.

FINALISTET
TIRANA
Merr pjesë për herë të 21-të në finale. Në turin e parë eliminoi Tërbunin (1-1, 1-0), në të dytin Lushnjën (4-1, 5-0),  në të tretin Elbasanin (0-0, 2-0) dhe në gjysmëfinale eliminoi Vllazninë (0-0, 1-0 pas kohës shtesë). Tirana e ka fituar 13-herë kupën e Shqipërisë, për herë të fundit në vitin 2007, teksa sezonin e kaluar humbi 2-0 me Vllazninë.

FLAMURTARI
Flamurtari merr pjesë për herë të 12-të në finale. Në turin e parë Naftëtarin (6-1, 3-2), në të dytin Bylisin (1-1, 2-1), në të tretin Partizani (1-0, në përballjen teke) dhe në gjysmëfinale Shkumbinin (1-0, 1-1). Flamurtari e ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë, në vitin 1985 dhe 1988, kur në finale ka fituar respektivisht ndaj Partizanit.

TRI FINALET
1995-1996     Tirana-Flamurtari 5-4 (p)
1983-1984     Tirana-Flamurtari 2-1
1982-1983     Tirana-Flamurtari 2-1

E Enjte, 30 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›