E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet Bakaj, nga Lushnja.... te MilaniSulmuesi i Dinamos: “Milani? Është kënaqësi të luash kundër yjeve të futbollit botëror"

Sulmuesi i Dinamos, Elis Bakaj (5 gola këtë sezon), një nga futbollistët e Kombëtares që luajnë në kampionatin shqiptar, rikthehet në ndeshjen kundër Lushnjës, një takim me ngjyra më shumë  prestigji për blutë, por që është me rëndësi jetike për lushnjarët.

Fitorja 3-0 kundër Shkumbinit (3 gola të Sebino Plakut) i siguroi Dinamos një vend në Ligën e Europës, por ish-lojtari i Partizanit pohoi se kampionët (ende në fuqi) synojnë fitoren me Lushnjën. “Kjo, për të forcuar pozitat e vendit të tretë”

Bakaj (10 kartonë të verdhë, 2 të kuq këtë sezon) shprehet optimist për forcën e ekipit të tij. “Duam t’i fitojmë të katër takimet që kanë mbetur (kundër Lushnjës, Vllaznisë, Tiranës e Bylisit).

“Milani? Është kënaqësi të luash kundër yjeve të futbollit botëror. Shpresoj që të jap më të mirën. Portugalia? Për mua Kombëtarja është një trampolinë për të shhkuar jashtë vendit, por gjithjë nëse do të kem minuta aktivizimi më shumë”.

Dinamo i ka fituar të dy përballjet me Lushnjën: 1-2 në fazën e parë, 1-0 në Tiranë. Lushnja gjendet në emergjencë për pikë, kështu që takimi parashikohet i nxehtë në “Selman Stërmasi”.

E Enjte, 30 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›