E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja, impakti 300 milionë euro

Një studim i kryer në lidhje me efektet financiare të Euro 2008-s, doli në konkluzioni se finalja Gjermani-Spanjë mund të krijojë një impakt ekonomik prej 300 milionë euro. Raporti vlerëson se ekipi që do të shpallet kampion do të fitojë më shumë se 90 milionë euro për shkak të marrëveshjeve të sponsorizimit, të drejtave televizive, të ardhurat nga rritja e cmimeve të biletave, shitjet e produkteve komerciale, turizmi e të tjera shërbime. Studimi ka për autor Universitetin e Konventrit në Angli, që thekson se ekipi që do të humbasë finalen mund të fitojë deri në 40 milionë euro, për shkak të mbërritjes në finale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›