Bekenbauer: “Gjermania fiton me penallti”

Franc Bekenbaueri, 2-herë kampion i Botës, tha se ai parashikon se Gjermania do të fitojë finalen e Euro 2008-s me penallti. Legjenda gjermane, i cili ka fituar Kupën e Botës 1974 si lojtar dhe si trajner në vitin 1990, shtoi se ai parashikon se do të ketë shumë gola në finalen e Vjenës, por pret që "mbreti" i ri i Europës, të vendoset nga pika e bardhë. Gjermania nuk ka humbur asnjë herë nga gjuajtjet e penalltive, qysh nga finalja e vitit 1976 kundër Cekosllovakisë, kur Uli Hënes, menaxheri aktual i Bajernit goditi shtyllën.