E Diel, 1 Nëntor 2026

Financa i dha OK rritjes së pagave, ja sa do të shkojë rroga e deputetëve dhe ministrave

Financa i dha OK rritjes së pagave, ja sa do të shkojë rroga e

Komisioni i Ekonomisë votoi në unanimitet të plotë ditën e sotme projektligjin për rritjen e pagave të të gjithë administratës shtetërore.

Pjesë e rritjes janë edhe pagat e deputetëve dhe ministrave, pas kërkesës së vetë deputeteve të bërë pak ditë më parë.

Me vendimin e miratuar, paga e një ministri do të jetë rreth 345 mijë lekë bruto nga 181 mijë që e ka sot, ndërsa e një deputeti 330 mijë lekë bruto nga 158 mijë lekë që është aktualisht.

Kjo seancë e sotme u shoqërua me debate të forta dhe shkak u bë fakti se qeveria fillimisht kërkoi rritje për adminsitratën publike, por la pa përfshirë deputetët dhe ministrat. Kjo u kundërshtua nga opozita të cilët kërkuan rritje edhe për deputetët.

Në fund, komisioni me shumicë socialiste pranoi kërkesën e opozitës për të rritur pagat edhe për qeverinë dhe deputetët me argumentin e cenimit të hierarkisë së aparatit të shtetit. Tashmë projektligji kalon të enjten në Kuvend për të marrë vulën finale.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›