E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat Eurobondi 400 mln do te shkoje per te shlyer borxhet

/ /

Ministria e Financave permes nje deklarate per shtyp sqaroi dje se hyrja ne tregjet e kapitalit behet ne nje moment kur ato gezojne nje stabilitet te kenaqshem. Deklarata jep detajet lidhur me orientimin qe do tu jepet milionave qe do te emetohen. Ato nuk do te shkojne per te financuar deficitin buxhetor por per te shlyer borxhet. Ministria thekson se asnje pjese e eurobondit nuk do te shkoje per te financuar deficitin buxhetor te ketij viti. Pjesa me e madhe e Eurobondit do te perdoret per te shlyer para kohe kredine sindikale te marre ne maj te vitit te shkuar ndersa sasia e mbetur do te shkoje per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme afatshkurter te marre ne tregun e brendshem thuhet ne deklaraten e Financave. Ne fillim synimi per te emetuar nje eurobond ishte ne nivelet e 400 milione eurove por ky nivel tashme nuk shihet si kriter i domosdoshem nga ana e shtetit shqiptar. Emetimi ne nje sasi me te limituar shihet si nje mundesi me e mire per te ristrukturuar borxhin. Megjithese autorizimi per Eurobondin arrin ne 400 milione euro synimi i ministrise eshte te emetoje nja sasi me te vogel duke analizuar me kujdes strukturen e portofolit te borxhit dhe normen e interesit eventual te Eurobondit deklarojne Financat. Nderkaq kjo deklarate zyrtare per hyrjen ne tregjet e kapitalit vjen vetem nje dite pas publikimit te reagimeve te disa eksperteve te huaj se ky mund te jete nje moment i mire per Shqiperine qe te emetoje nje eurobond me interes 7.5 per qind. Po kaq optimiste lidhur me suksesin e transaksionit shprehen edhe zyrtare te Ministrise se Financave. Sipas tyre pritet nje interes i larte i bankave te investimeve dhe nje perqindje favorizuese interesi ne kufijte e 7.5 per qind. Dy bankat qe po udheheqin kete transaksion jane JP Morgan dhe Deutsche Bank. Pergatitjet per emetimin e eurobondit filluan qe ne fillim te ketij viti dhe pak muaj me pare Shqiperia doli ne tregje per here te pare. Por me thellimin e krizes greke tregjet u destabilizuan dhe vendi yne ashtu si shume te tjere u terhoq per ta lene kete proces per nje moment te dyte. Fullani Koha e duhur per eurobondin

Guvernatori i Bankes se Shqiperise vleresoi si ne momentin e duhur hyrjen e Shqiperise ne tregjet e kapitalit per emetimin e eurobondit. Sa i perket opinionit tim une jam pozitiv per kete nisme dhe ne nxitje te zhvillimit te qendrueshem te ekonomise shqiptare. Per kete arsye mendoj se eshte bere nje zgjedhje e kohes me te mire sa i perket eurobondit. E keshillueshme eshte se gjate kesaj jave qe jemi ne treg per eurobondin te krijojme qetesine e nevojshme ne menyre qe eurobondi te realizohet sipas kushteve dhe standardeve tha guvernatori.

Nertila Maho

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›