ERE dyshime dhe mister ne tenderin e OSSH
Mbulohet me hije misteri tenderi qe po zhvillohet keto dite nga OSSH-ja per ate sasi energjie qe do te blihet per vitin 2011 dhe qe sherben per plotesimin e nevojave te tregut dhe humbjeve ne sistem. Duke qene se ERE mban pergjegjesi direkte per cdo tender qe lidhet me tarifat e energjise qe blihet nga OSSH-ja mori persiper mbikeqyrjen e procesit te fundit qe kishte te bente me lidhjen e kontrates per nje sasi energjie me kapacitet 150 MW dhe cmim mesatar qe nuk i prek kuotat e 50 eurove.
Edhe pse ERE pranon se ne tender ka pasur mungesa te theksuara transparence duke shkaktuar mungese konkurrence ne fund te diskutimit mori vendimin per te lejuar OSSH te lidhe kontrate me dy shoqerite qe do ta furnizojne gjate gjithe vitit 2011 CEZ Trade Albania dhe EFT. Keto dy shoqeri jane te njejtat qe kane fituar tenderin edhe per 2010-n vlera e te cilit i kapercen 65 milione euro.
OSSH-ja e blen energjine nga KESH-i me cmime te vendosura dhe te rregulluara nga ERE por pjesa qe humbet dhe vidhet ne rrjet eshte caktuar te blihet ne treg te hapur me cmime sipas konkurrences.
Pikerisht kete sasi OSSH-ja e prokuron ne fillim te muajit shtator duke ftuar te gjitha shoqerite e interesuar te marrin pjese ne tender. Mesohet se qe ketu nisin dyshimet e para per mungese transparence fakt i pranuar nga vete ERE dhe te dokumentuar nga zyra juridike e Entit Rregullator.
Pasi ka konstatuar shkelje Enti thote se do ti terheqe vemendjen CEZ-it ndersa per mungesen e konkurrences ne tenderin rreth 200 milione euro jep aprovimin per lidhjen e kontratave me dy shoqerite ku njera eshte vete CEZ-i.