E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Krrabe per 650 euro borxh

/ /

Krimi tronditi kryeqytetin nje jave me pare. Pas vrasjes u arrestuan edhe dy police burgjesh per moskallezim krimi pasi ishin ne dijeni te ngjarjeve qe cuan deri tek vrasja e Shkelqim Nozllit. Vete i arrestuari per vrasje nuk ka pranuar te jape deklarime ne gjykate ndersa ne polici ka dhene disa versione mbi krimin. Pak momente pas ekzekutimit ka detyruar kusheririn e tij taksist deshmitarin e vetem te krimit te heshte. Gazeta publikon ngjarjen referuar vendimit te gjykates qe mbylli ne qeli te akuzuarin per vrasje.

Me date 18 tetor 2010 rreth ores 1100 ne rrugen nacionale Tirane - Elbasan kilometri 24-t i saj eshte gjetur i vrare me arme zjarri Shkelqim Nozlli i datelindjes 20 korrik 1980 banues ne Tirane. Gjate keqyrjes prane trupit te viktimes jane gjetur dy gezhoja dhe nje predhe te perdorura nga arme tip pistolete dhe nje telefon celular me numer 068.... te cilat jane sekuestruar me cilesine e proves materiale. Nga administrimi i tabulateve telefonike per datat 15 16 dhe 17 tetor 2010 te derguara ne Prokurorine e Tiranes nga kompania celulare ka rezultuar se me 16 tetor 2010 viktima ka komunikuar me numra te shumte. Numri 0694... eshte vertetuar se ka qene ne perdorim te Ilir Ademit punonjes i Policise se Burgjeve i cili eshte fqinj me viktimen. Ndersa numri 0695... eshte vertetuar se perdoret nga Leonard Shkoza me profesion shofer taksie. Nga deklarimi i Ilir Ademit dhene me 18 tetor 2010 perpara hetuesve rezulton se ai eshte punonjes i toges se shoqerimit te burgjeve. Ne kete detyre eshte njohur dhe ka zene shoqeri me kolegun e tij Julian Nuhu. Gjate bisedave te zhvilluara mes tyre Juliani i ka thene Ilirit te interesohej ti gjente ndonje pistolete. Per shkak te njohjes si fqinj nga bisedat e zhvilluara mes Ilirit dhe viktimes Nozlli Iliri ka rene ne dijeni te faktit se viktima kishte mundesi te gjente arme te tilla pasi i dispononte nje kusheriri i tij por pa ia treguar emrin. Disa kohe me vone pikerisht me 16 tetor viktima eshte takuar me Ilirin dhe i ka thene se i kishte gjetur pistoletat dhe mund tia shiste Julit i cili njihej me viktimen nepermjet Ilirit. Ne keto kushte Iliri ka kontaktuar me Julianin dhe te tre se bashku jane takuar ne nje lokal pas ish-Ekspozites Shqiperia Sot Tirane. Gjate bisedes viktima i ka thene Julit se cmimi ishte 1 000 euro per nje pistolete dhe i ka treguar njeren prej tyre. Sipas deklarimit te Ilirit rezulton se pistoleta shkruante Made in Belgium kaliber 9 mm mbante 14 fisheke ne kreher tyta dhe karikatori ishin te nikeluar trupi i saj ishte ne ngjyre te zeze dorezat ngjyre kafe. Ne kete kohe Nozlli u ka thene Ilirit dhe Julianit se pistoleten tjeter e kishte kusheriri i tij dhe se ai mund te shkonte tia merrte nese binin dakord per cmimin. Juliani i ka thene viktimes se dispononte vetem 1750 euro. Shkelqimi ka rene dakord ka marre shumen e eurove dhe pistoleten dhe ne oren 1330 eshte nisur te takoje kusheririn e tij per ti marre armen tjeter duke u thene dy policeve ta prisnin rreth 20 minuta. Pasi kane kaluar me shume se 45 minuta dhe Shkelqimi nuk po kthehej Iliri e Juliani jane shqetesuar per parate e dhena dhe me ane te telefonit te Ilirit i kane telefonuar atij. Ky i fundit u eshte pergjigjur vetem dy telefonatave. Ne telefonaten e pare Iliri i ka kerkuar viktimes te kthehej menjehere dhe ti sillte shumen e parave Julianit. Ndersa ne te dyten rreth ores 1500 viktima i ka telefonuar Ilirit me numer te fshehur me pas eshte konstatuar se ka qene numri i shtetasit Albano Kusi duke i thene se ishte me kusheririn e tij dhe ishte duke ardhur. Iliri e Juliani kane pritur viktimen por ky i fundit nuk eshte takuar me ta. Ata kane tentuar ti telefonojne deri rreth ores 1600 - 1630 por nuk kane marre pergjigje. Nga burime operative eshte arritur ne perfundimin se me date 16 tetor rreth ores 1330 viktima Shkelqim Nozlli eshte pare te udhetoje me taksine e Leonard Shkozes ne drejtim te zones ku u gjet i vrare. Nderkohe qe Nozlli ka kontaktuar per kete problem me shtetasin Alban Kusi i cili ishte personi qe dispononte pistoletat. Pasi eshte ndare me Ilirin e Julianin ka shkuar tek lokali i Kusit te cilit i ka kerkuar te levizin me mjetin e ketij te fundit ne vendin ku ndodheshin armet. Kusi i ka thene viktimes se mjeti i tij nuk ishte i disponueshem dhe per pasoje Alban Kusi i ka telefonuar djalit te tezes se tij shtetasit Leonard Shkoza i cili punonte si shofer taksie. Shkoza i eshte pergjigjur kerkeses se Kusit dhe ka shkuar me mjetin e tij tip Benz me targe TR1528R dhe ka marre Kusin e viktimen Nozlli tek lokali i Albanit qe ndodhet ne rrugen Myslym Shyri. Sipas deklarimit te Shkozes dhene me date 19 tetor rezulton se Albani ishte paraqitur se bashku me nje te panjohur me pare nga ai te cilit Albani i therriste imi. Albani ka hipur ne ndenjesen e pare te mjetit ndersa imi ne ndenjesen pas Albanit. Gjate rruges Kusi i ka thene Leonardit se nuk do te shkonin ne Dajt por ne Kerrabe. Ne te njejten kohe Albanin e ka telefonuar babai i tij Bujar Kusi te cilit Albani i ka thene se po shkonte me taksi ne Qafe-Kerrabe. Gjate kesaj kohe telefoni i viktimes binte vazhdimisht dhe imi ishte pergjigjur dy here Erdha jam rruges dhe Do te vij per gjysme ore. Me pas viktima kishte perdorur edhe telefonin e Kusit duke i thene dikujt se Prit se erdha se jam ne taksi. Kur kane mberritur ne afersi te kilometrit te 24 me drejtim Elbasanin Kusi i ka kerkuar Leonardit te ndalte dhe te hapte krahun tek cepi i rruges afer nje llamarine qe sherben per mbajtjen e mjeteve ne rruge. Albano i ka thene viktimes Hajde dalim se ketu eshte Ne vijim Kusi dhe Nozlli kane dale nga makina dhe kane zbritur nje te tatepjete qe dukej si rruge fshati ndersa Leonardi ka qendruar ne automjet. Pak caste me vone Shkoza deklaron se ka degjuar nje zhurme si dy te shtena arme por i jane dukur te largeta pasi kishte mbyllur xhamat e makines per shkak te nje shiu te imet. Menjehere pas te shtenave Leonardi ka pare se Kusi po vinte me shpejtesi drejt mjetit ka hipur ne te dhe i ka thene Leonardit qe te nisej menjehere. Ai e ka pyetur Albanon se ku e kishte lene imin dhe Albano i eshte pergjigjur E lashe aty. Leonardi dyshoi dhe i tha Albanos se ti e ke vrare imin ndersa Albano i eshte pergjigjur se Tek Albano nuk dyshon njeri pasi njerezit do te mendojne se e kane vrare njerezit e ish-te fejuares. Gjithashtu Kusi i ka thene Leonardit qe te mos i tregonte askujt per kete ceshtje. Leonardi e ka pyetur Albanon se ku e kishte pistoleten por Albano nuk i tregoi nderkohe qe doren e mbante ne brez dhe merrte fryme me veshtiresi. Albano i ka kerkuar Shkozes ta conte ne shtepi. Kur kane arritur prane lokal Taivanit Kusi ka nxjerre nga xhepi shumen prej 1750 eurosh ne prerje 50 euro dhe i ka kerkuar Leonardit te ndaloje ne nje njesi kembimi valutor per ti nderruar ne prerje me te medha. Leonardi ka marre shumen e parave dhe ka vepruar sikunder i eshte thene nga Albano. Me pas ky i fundit i ka dhene 2 mije leke per sherbimin taksi dhe i ka kerkuar te mos flase me njeri. Mbi bazen e te dhenave operative Policia Gjyqesore ka ngritur dyshime te arsyeshme se autor i vrasjes se Nozllit mund te ishte Kusi te cilin e ka intervistuar me date 19 tetor. Gjate deklarimeve Kusi ka pranuar se ka qene ai autor i vrasjes se Nozllit. Kusi pretendon se viktimen e kishte te afert dhe se ky i kishte borxh shumen prej 650 eurosh. Diten e ngjarjes ata jane takuar se bashku dhe kane shkuar ne Kerrabe pasi viktima i ka thene Kusit se atje do te gjente shumen e parave per tia kthyer. Gjate rruges Kusi pretendon se viktima ia ka dhene parate. Me pas kur kane arritur ne Kerrabe viktima i ka marre Albanos nje pistolete qe ky i fundit e mbante pa leje per shkak te hasmerive qe kishte fisi i tij dhe nen kercenimin e pistoletes viktima ka kerkuar ti marre serish parate e dhena disa caste me pare. Ne perleshje e siper personi nen hetim pretendon se arma eshte shkrehur pa dashje dhe Nozlli ka rene pertoke i vdekur. Sa me siper prokuroria pretendon se Kusi eshte arrestuar ne flagrance pasi ka dyshime te bazuara se ka kryer veprat penale vrasje me dashje e armembajtje pa leje ndersa gjate gjykimit ai nuk beri asnje deklarim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›