Financat Nafta Virxhin ne magazinat e kupoles roze

Masat e marra nga Ekzekutivi kane bllokuar mijera tone nafte. Qeveria masa konkrete per te penguar kontrabanden
Zevendesministri i Financave Alfred Rushaj reagon pas akuzave te perseritura te socialisteve lidhur me korrupsionin me naften Virxhin per te cilet disa zyrtare te larte kane perfunduar ne pranga. Sipas tij abuzuesit e vetem me naften Virxhin jane socialistet te cilet sa kohe qe ishin ne pushtet lejonin tregtimin e saj ne tregun e brendshem pa asnje lloj takse. Madje - shtoi ai - edhe sot kupola e selise roze drejton disa nga magazinat ku jane te bllokuara mijera ton nafte. Rushaj renditi disa nga masat e marre nga Qeveria ne tregun e naftes per ndalimin e saj ne tregun e brendshem dhe deri ne rritjen e akcizes per kete produkt. Jane pikerisht keto masa qe kane bere qe mijera ton nafte Virxhin te jene te bllokuara sot neper magazina subjektesh qe drejtohen direkt nga kupola me e larte e Partise Socialiste dhe mesazhi qe une jap sot per ata dhe per kedo tjeter eshte se ne do te vazhdojme luften pa nderprerje ndaj cdo kontrabande dhe ndaj kujtdo qe tenton te demtoje ekonomine e shqiptareve - deklaroi Rushaj.
Reagimi
Numri dy i Financave i konsideroi si teresisht politike dhe pa asnje baze akuzat e socialisteve lidhur me kontrabanden e naftes Virxhin. Ai i cilesoi si te neveritshme akuzat e PS-se ne nje kohe edhe kur qeveria dergon dosje ne Prokurori per te denoncuar kontrabanden dhe shkelesit e ligjit faji po mbetet serish Kryeministri. Por kjo qeveri - theksoi Rushaj - eshte e vendosur te luftoje pa asnje kompromis dhe ndaj kujtdo qe ka shkelur ligjin edhe pse duket se mes tyre ka pasur dhe ka sponsor direkt te aferave te Edvin Rames. Ai shpjegoi me tej se nafta Virxhin per 8 vjet qe ishte ne pushtet PS eshte tregtuar lirisht dhe pa asnje takse ne tregun e brendshem duke demtuar cdo konkurrence te ndershme e duke demtuar ekonomine e pronen e cdo shqiptari. Vetem pas vitit 2005 jane bere perpjekje serioze per te vene ne kontroll cdo tentative per tregti te paligjshme te naftes Virxhin. Pjese e ketyre perpjekjeve eshte dhe hetimi aktual qe duket se ka prishur shume interesa te atyre qe pasi kane vjedhur thone kapeni hajdutin - theksoi ai. Numri dy i Financave tha me tej se qeveria po jep kontributin kryesor per te mbyllur nje hetim qe ajo vete e ka nisur ne vitin 2008. Po si mund te akuzohet qeveria per nje vendim i cili praktikisht ka ndaluar tregtimin ne tregun e brendshem te Virxhin nafte pervecse nga personat te cileve iu jane prishur interesat Ky vendim detyron qe rafineria ta eksportoje vete dhe jo ta shese ne tregun e brendshem - sqaroi Rushaj. Nje tjeter mase e marre nga ekzekutivi ishte vendosja ne akcize e ketij produkti dhe madje 30 perqind me te larte se akciza e cdo nenprodukti tjeter nafte pikerisht per ta bere dhe komercialisht te pamundur tregtimin e tij. Kujtoj se ishte kjo qeveri qe rriti zhdoganimin e karburanteve per 5 vite me dyfishin e sasise dhe me 4-fishin e te ardhurave ne krahasim me periudhen e socialisteve. Kujtoj se ishte kjo qeveri qe vendosi per here te pare sistemet fiskale te raportimit online ne rafineri magazina doganore dhe pika te shitjes me pakice te karburanteve duke dyfishuar ne nje kohe te shkurter shitjet e raportuara - tha zevendesministri i Financave duke renditur masat e marra nga Qeveria per te evituar ne kete menyre cdo lloj kontrabande apo abuzimi ne tregun e naftes.
Brace Ka ardhur koha te ndeshkohet krimi
Deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace akuzoi dje mazhorancen per kontrabanden e naftes dhe abuzimet me parate e taksapaguesve shqiptare. Pasurite kombetare si burime te ekonomise kombetare nuk jane me te shqiptareve por te qeveritareve dhe familjareve. Shqiptaret e zakonshem nuk kane mundesi ti perdorin pasurite e tyre per te mbijetuar qeveritaret dhe familjaret e jashtezakonshem e fuqiplote po i perdorin ato per tu pasuruar - tha dje Brace nje konference per mediat. Ai u shpreh se abuzimet dhe krimet do te ndeshkohen. Krimi ndeshkohet nuk votohet. Koha ka ardhur eshte tani -tha ai duke shtuar se ky nuk eshte me korrupsion por krim i organizuar. Brace kerkoi nga kryeministri te tregoje se kush e ka te drejten e shfrytezimit te vendburimeve kombetare te naftes sa jane perfitimet e tyre vjetore dhe sa jane perfitimet vjetore te Shqiperise dhe shqiptareve nga kjo pasuri.
NacoCilesia e dobet kontrolle intensive ne pikat e tregtimit te karburanteve
Cilesia e dobet e karburanteve ka bere qe ministria e Ekonomise te ndermarre nje fushate intensive te kontrollit mbi pikat e tregtimit me shumice dhe pakice te karburanteve. Ministri i EkonomiseTregtise dhe Energjitikes Nasip Naco eshte shprehur nje dite me pare per ABC Nees se problemet me te medha jane hasur tek tregtaret me pakice te lendeve djegese te cilet bejne perzierje te ndryshme. Sipas ministrit Naco problemet me te medha jane hasur tek tregtaret me pakice te lendeve djegese te cilet bejne perzierje te ndryshme per te rritur mundesite e perfitimit. Ministri i Ekonomise ka folur me tej edhe per dy nga proceset me te rendesishme qe qeveria ka ndermarre ate per privatizimin e aseteve shteterore dhe tjetren per hartimin e nje ligji mbi amnistine fiskale.