Topalli Parlamenti i ri projekti i shtepise se shqiptareve

Perzgjedhja brenda marsit shpallet projekti fitues. Votim online per projektin me te mire
Kompleksi ri parlamentar do te jete shtepia e perbashket e te gjithe shqiptareve. Keshtu pohoi dje Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli lidhur me projektet e paraqitura tashme per kompleksin e ri. Kryeparlamentarja Topalli priti dje gjimnaziste nga shkollat e mesme te Tiranes dhe perfaqesuesit e qeverive te nxenesve te cilet pane nga afer 12 maketet e paraqitura tashme. Gjate vizites kryeparlamentarja i ftoi te rinjte te shohin nga afer maketet per te zgjedhur dhe votuar ne internet me te mirin prej tyre. Ajo e cilesoi Parlamentin e ri te Shqiperise si monumenti i kombit monument i demokracise shqiptare.
Topalli
Eumlshte projekti i shtepise se perbashket te shqiptareve. Ajo qe identifikon pothuajse te gjitha projektet tri kolona kryesore transparenca qe cdo qytetar te dije se cfare behet ne shtepine e tij cfare vendoset. Elementi i dyte eshte pjesemarrja e publikut dhe elementi tjeter eshte shikimi drejt se ardhmes ashtu si e ka emrin qeveria juaj qeveria e te ardhmes - theksoi dje Topalli. Sipas saj disa prej projekteve jane ideuar pikerisht ne menyre te tille qe tregojne destinacionin e Shqiperise ne Evrope atje ku eshte e ardhmja jone. Une deshiroj dhe synoj qe ndertimi i Kompleksit te ri parlamentar te jete nje rast unik i pazevendesueshem. Ky projekt do te mbese ne mendjet e shqiptareve si pushtet i sovranit qe ka nje peshe te rende dhe qe imponohet permes nje vepre arti. - tha ajo. Ne kete takim Kryetarja e Kuvendit znj. Topalli gjeti rastin te njoftoje te gjithe qytetaret dhe opinionin publik se ne faqen e internetit te Kuvendit www.parlament.al jane prezantuar 12 projektet e Kompleksit te ri Parlamentar dhe cokush mund te votoje per njerin pjet tyre. Brenda muajit mars pritet te shpallet dhe projekti fitues per kompleksin e ri parlamentar per ti hapur keshtu rruge fillimit te punes per ndertimin e tij. Cdo projekt i paraqitur ka marre parasysh kerkesen baze te Kuvendit te Shqiperise qe eshte inaugurimi i tij ne 28 nentor 2012 me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se vendit. Njeheresh me publikimin e ketyre maketeve te kompleksit te ri Kuvendi po vijon punen dhe per nje ligj te ri i cili parashikon masat ligjore per prishjen e Piramides duke siguruar ne kete menyre hapesiren e nevojshme per Kompleksin e ri Parlamentar. Drafti i pergatitur tashme pritet te marre dhe miratimin e Ministrise se Financave per te percaktuar faturen financiare te tij dhe me pas do te diskutohet ne Kuvend. Komisioni i Ligjeve do te beje shqyrtimin e ketij projektligji i cili me pas do te marre dhe miratimin ne seance plenare.