E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi Projekti i Qeverise i njejte me ate te Bashkise

Ministri rrezon akuzat e Bashkise Pengesa jone lejet e dhena nga socialistet. Problemi qe ka Rama me kete projekt eshte problem politik

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi rrezon akuzat e Bashkise dhe selise roze per prishjen e Kopshtit Botanik. Gjate nje konference per shtyp ai shpjegoi dje planin per ndertimin e Unazes se Madhe te Tiranes dhe vazhdimin e punimeve ne piken me te debatueshme ate te Kopshtit Botanik. Olldashi paraqiti hartat e projektit duke theksuar se projekti i Ministrise se Transporteve e mbron Kopshtin Botanik aq sa e mbronte dhe projekti i Bashkise se Tiranes. Lidhur me devijimin ne projekt Olldashi shpjegoi se kjo behet per shkak te nje blloku pallatesh lejet e te cileve jane dhene ne vitin 2001 -2003 kur ne krye te qarkut ishte perfaqesuesja e Partise Socialiste. Ai u shpreh se kane nisur punimit dhe eshte kerkuar dhe bashkepunimi i Bashkise se Tiranes.

Projekti

Ministri i transporteve theksoi dje se Ekzekutivi ka nisur punimet ne segmentin e Unazes se Madhe te Tiranes duke mbajtur keshtu nje premtim te hershem te kesaj qeverie per ti dhene kryeqytetit projektin me te rendesishem infrastrukturor qe eshte Unaza e Madhe e Tiranes. Sipas tij per me shume se dy vjet u kerkua bashkepunimi i Bashkise per te arritur ne nje projekt te perbashket por gjithmone eshte refuzuar ftesa per bashkepunim. Olldashi e konsideroi si teresisht te cuditshem reagimin e Bashkise se kryeqytetit por edhe te selise roze lidhur me demtimin e Kopshtit Botanik. Ne kemi bere cdo perpjekje per te mbrojtur cdo centimeter qe i perket kopshtit Botanik dhe ne te gjithe fazen e cila nisi qe nga hartimi projektit dhe deri ne zbatimin e tij jemi ne bashkepunim te perditshem me autoritetet shkencore te kopshtit Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe Universitetit te Tiranes - theksoi ai.

Kreu i transporteve sqaroi se akuzat jane teresisht spekulative per te goditur per synime politike kete projekt qe eshte madhor per infrastrukturen e qytetit. Ne qofte se i referohemi hartes se projektit te unazes territori qe preket nga Kopshti Botanik duke perfshire edhe rotondon eshte pergjithesisht vije lineare prej 10m ne te gjithe gjatesine e Kopshtit Botanik duke perjashtuar rotondon e cila do nje territor pak me te madh. Nese i referohemi projektit te Bashkise ka pasur nje pretendim nga perfaqesuesit e bashkise socialiste apo te partise se Bashkise qe ka ndryshime ne projekt dhe nuk ka asnje ndryshim ne gjurme gjurma jone dhe gjurma e Bashkise jane identike- sqaroi ai duke hedhur keshtu poshte cdo pretendim se Bashkise. Olldashi sqaron se duke qene se projekti nuk ka ndryshim nuk qendron as akuza tjeter e Bashkise se kryeqytetit sipas se ciles projekti i saj do te mbronte Kopshtin Botanik. Madje ai shton se Plani Rregullues i Tiranes i miratuar nga qeveria Carcani ne vitin 1989 shkonte me thelle ne Kopshtin Botanik pra spostohej ne drejtim te thellesise se territorit ne nje rruge ekzistuese te vete Kopshtit duke e ndare pothuajse pergjysme Kopshtin Botanik te Tiranes. Kjo pra ka qene gjurma e miratuar ne kohen e qeverise Carcani plani rregullues i Tiranes viti 1989 plan i cili vazhdon juridikisht te jete ne fuqi per sa kohe qe Tirana nuk ka nje plan te pergjithshem te miratuar. Ne baze te planit te qeverise Carcani parashikohej qe Unaza duhet te kalonte permes kopshtit. Ajo cfare ne kemi ndryshuar eshte pikerisht kjo gje duke bere te mundur daljen ne skaj te kopshtitduke prekur minimumin e mundshem te territorit te gjelber te Kopshtit Botanik pa prekur ambientet e serave dhe te fidanishtes qe jane dhe pjesa e pare e Kopshtit Botanik - sqaroi ai. Olldashi shtoi se problemi qe ka Rama me kete projekt eshte problem politik dhe jo problem infrastrukturor.

Lejet e dhena nga Bashkia kane devijuar projektin

Kreu i Transporteve sqaroi gjithashtu se arsyeja e devijimit te ketij plani rregullues te miratuar nga qeveria Carcani ne vitin 1989 jane pikerisht lejet e ndertimit te dhena nga Bashkia e Tiranes gjate vitit 2001-2003. Ndertimi i nje blloku pallatesh ne kete zone e ka bere te pamundur zbatimin e projektit te pare. Ne qofte se verifikojme lejet qe prekin gjurmen e unazes te gjitha jane te miratuara nga Keshilli i Qarkut ne vitet 2002 2003 dhe Keshilli i Qarkut drejtohej nga partia Socialiste dhe te gjitha mbajne firmen e Zj. Elidiana Canaj ate kohe kryetare e Qarkut te Tiranes si perfaqesuese e Partise se Z. Rama. Lejet e dhena nga Bashkia Socialiste nga vete Rama si dhe lejet e dhe Keshilli i Qarkut i Partise Socialiste e bejne kalimin e Unazes pikerisht ne kete korridor sepse ky korridor eshte i vetmi qe mbetet tashme disponibel - tha ai duke shtuar se ajo qe ka bere Qeveria ne bashkepunim me autoritet shkencore te Kopshtit Botanik te Fakultetit te Shkencave dhe te Universitetit te Tiranes eshte nje modifikim i projektit per te shmangur qofte edhe metrin e fundit te gjelberimit qe preket nga unaza.

Lejet per pallate ne kundershtim me planin rregullues te Carcanit

Plani rregullues i Tiranes i miratuar nga Qeveria e Adil Carcanit mban firmen qe nga viti 1989. Edhe sot per sa kohe qe Bashkia e Tiranes nuk ka miratuar planin rregullues te kryeqytetit mbetet ne fuqi ky projekt. Ne baze te planit rregullues te viti 1989 ishte e percaktuar qe ne nje distance 25 m nga aksi i parashikuar nga ai plan te mos jepej asnje leje ndertimi. Por Bashkia e Tiranes po ashtu dhe Keshilli i Qarkut gjate vitit 2001-2003 e kane shkelur teresisht kete plan duke dhene disa leje ndertimi per komplekse pallatesh. Keto vendime te Keshillit te Qarkut dhe Bashkise pengojne sot zbatimin pike per pike te planit rregullues te miratuar nga qeveria Carcani. Plani i modifikuar i Qeverise zvogelon siperfaqen e Kopshtit Botanik e cila do te preket nga Unaza e Madhe e Tiranes. Kjo distance ulet ne 10 m nga gardhi i Kopshtit Botanik deri ne brendesi te tij. Kreu i Transporteve Sokol Olldashi ka sqaruar se te vetmet objekte qe preken jane dy objekte administrative te Kopshtit Botanik te cilat do te rindertohen me kostot e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve.

Bashkia Projekti yne nuk e cenon Kopshtin Botanik

Bashkia e Tiranes iu kunderpergjigj ministrit te Transporteve Sokol Olldashi lidhur me deklaraten e tij te djeshme se projektet i Qeverise ruan te njejten gjurme me projektin e bashkise. Projekti i devijuar i Unazes lidhet me grabitje trojesh per interesat e Saliut jo me lejet e Bashkise se Tiranes. Projekti i Bashkise se Tiranes realizuar nga eksperte nderkombetare me financim te BERZH-it dhe i miratuar edhe ne KRRT nuk e cenon Kopshtin Botanik - deklaroi zedhenesi i bashkise Florion Serjani. Sipas tij projekti i pamiratuar ne KRRT eshte i Saliut dhe i bere me ekspertin e grabitjes se rrugeve Sokol Olldashi mbi koke te cilet e shqyen Kopshtin Botanik - theksoi Serjani. Me tej ai tha se keto dy projekte jane ne fakt dy pasqyra per te pare se kush eshte Qeveria dhe kush eshte Bashkia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›