Financat gati rritja e akcizes per cigaret
TIRANE- Nje vit pasi e rriti me 10 leke akcizen e cigareve ministria e Financave ka pergatitur serish nje rritje te re te saj. Aktualisht akciza mbi duhanin aplikohet ne masen 50 leke per pakete cka do te thote qe taksat TVSH plus akcize perbejne rreth 40 per qind te cmimit te shitjes se tyre me pakice. Ministria e Financave propozon tani qe akciza per nje pakete cigaresh pavaresisht nga lloji i tyre te behet 70 leke. Efekti pozitiv ne te ardhurat e buxhetit te shtetit nga rritja e akcizes pritet te jete rreth 1.1 miliarde leke per pjesen e mbetur te vitit 2010 dhe rreth 2.8 miliarde leke per vitin 2011 theksohet ne relacionin shoqerues te projektligjit perkates.
Nga statistikat zyrtare te buxhetit faktik 2009 mesohet se te ardhurat nga akciza e duhanit dhe nenprodukteve te tij arriten ne 9 miliarde e 100 milione leke nga rreth 8 miliarde e 600 milione leke te regjistruara ne vitin 2008 me nje rritje prej 5.9 per qindesh si pasoje e rritjes se nivelit te akcizes me vetem 10 leke per nje pakete. Vitin e kaluar u zhdoganuan 4.047 tone cigare me rritje te lehte ndaj vitit te meparshem sidomos ne periudhat tetor-nentor-dhjetor. Sipas statistikave te nxjerra nga institucionet e pavarura 34.9 per qind e popullates mbi 18 vjec ne vendin tone jane duhanpires te rregullt nderkohe qe 6.5 per qind e kesaj popullate jane duhanpires te rastesishem. Statistika te tjera vleresojne se numri i duhanpiresve ne Shqiperi mund te arrije ne 872 mije persona ose ndryshe rreth 50 per qind e popullates mbi 18 vjec.
s.g/GSH/BalkanWeb