E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat masa te forta ndaj bizneseve per te paguar detyrimet

Forcohen ligjet që do të çojnë në plotësimin e detyrimeve tatimore nga ana e bizneseve.

Ministria e Financave ndryshon procedurat tatimore, në pikat kur bëhet fjalë për mos regjistrim të aktivitetit në QKR apo mosdeklarim të punonjësve, duke ashpërsuar masat.

Sipas këtyre ndryshimeve, të cilat u diskutuan në komisionin e Ekonomisë, do të konfiskohet malli deri në mbyllje të aktivitetit për bizneset, që nuk regjistrohen.

Këto ndryshime do të jenë të rëndësishme pas aplikimit të amnistisë fiskale, me qëllim mbajtjen nën kontroll të detyrimeve të papaguara apo gjobave.

Ndryshimet në procedurat tatimore përfshijnë edhe momentin e çregjistrimit të biznesit, kohë në të cilën subjekti mbyll automatikisht çdo detyrim ndaj Administratës Tatimore.

Më parë, atij i duhej të bënte deklarimet zero për aktivitetin e tij.

Gjithashtu, sipas ekspertëve të Financave, ndryshimet u bënë të domosdoshme edhe pas vendosjes së kasave fiskale, ku lëshimi i kuponit tatimor është i detyrueshëm për çdo biznes, si i madh ashtu edhe i vogël.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›