Fullani Levizjet qe sollen stabilitet

Ndërmarrja e një sërë ndryshimesh dhe reformash nga Banka Qëndrore bëri kriza ekonomike të përballohej pa probleme në Shqipëri. Duke ndarë mendimet dhe eksperiencat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në një takim me përfaqësues të Bankës Qëndrore Franceze dhe bankave të rajonit tregoi veprimet që ndihmuan sistemin bankar, qytetarët dhe bizneset në kohë krize.
“Rritëm sasinë e likuiditetit të injektuar në sistemin bankar duke bindur jo vetëm tregun, por dhe publikun e gjerë që Banka e Shqipërisë krijon kushte për një likuiditet të përshtatshëm për ekonominë. Një masë tjetër ishte edhe zgjerimi i sasisë dhe gamës së kapitalit në marrëdhëniet e riblerjes” tha Fullani.
Takimi i zhvilluar në Tirani kishte temë “Aspektet ligjore të bankave qëndrore”. Të ftuar nderi ishin drejtues të departamentit juridik të Bankës Qëndrore Franceze.
Florian Papadhimitri