E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agrobiznesi Amnistia fiskale do sjelle mjaft avantazhe per fermeret

Amnistia fiskale do të sjellë përfitime të mëdha edhe për bizneset agrare dhe ato përpunuese.

Kreu i këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj tregon në një intervistë për ABC News se paratë e fermerëve që nuk janë të deklaruaraa apo gjenden në banka jashtë vendit, llogariten deri në disa miliarda euro.

Gjithashtu, sipas Ferizaj, Amnistia fiskale do të bëjë të mundur legalizmin e shumë aseteve apo tokave bujqësore, të cilat janë blerë dhe nuk janë deklaruar më pas.

Ndërkaq, ashtu sikurse edhe përfaqësues të bizneseve të tjera, presidenti i KASH kërkon rishikimin e tarifave të deklarimit. Aktualisht prodhimet bujqësore në vend kanë pësuar një rritje të lartë, duke dëshmuar për ulje të mallrave që vendi ynë i importon nga vendet e huaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›