E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat per ish-te perndjekurit Demshperblimi ka nisur qe ne 23 mars

Ministria e Financave bën të ditur zyrtarisht për abc neës se kësti i dytë i dëmshpërblimit ka nisur që nga 23 marsi i këtij viti. Kjo datë përkon me vendim e Këshillit të Ministrave, konform të cilit janë marrë masa nga sektori i ndarjes së dëmshpërbimit, për ekzekutmin e menjëhershëm të pagesave.
Deri në momentin aktual janë paguar për këstin e dytë, nga kategoria e mbi dhe nën 65 vjeç , 1873 ish të dënuar. Në total bëhet fjalë për të gjithë personat që janë gjallë. Ndërkaq, bëhet e ditur se kësti i parë vijon pa ndërpreje.
Në bazë të vendimit, pagesat janë kryer menjëherë për personat mbi 65 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare, bëhet me dije se në fund të majit shtator kanë përfituar 1545 ish të dënuar. Procesi i dëmshpërblimit për këtë kategori vijon ende të jetë i hapur, pasi ekzitojnë persona që nuk kanë marrë akoma pagesat, pasi nuk kanë dorëzuar certifikatën e lindjes. Kjo e fundit është e rëndësishme, me qëllim që paratë të mos depozitohen në llogarinë e një personi që nuk jeton. Paralelisht Ministria e Financave ka vijuar me ndarjen e këstit të dytë për personat nën 65 vjeç. Ministria e Financave bën thirrje që të gjithë ish të dënuarit dhe trashëgimtarët e tyre ligjorë, të depozitojnë dokumenta, qoftë të plota, qoftë të pjesshme si dhe të depozitojnë insformacion, ku të përshkruhet identiteti i ish dënuarit si dhe një numër kontakti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›