Energjia në vend në rrezik, ERE shtyn vendimin për liçencën e CEZ

Situata energjitike në vendin tonë paraqitet mjaft e vështirë. Një fakt i tillë është pranuar edhe prej drejtorit juridik të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike. Eduart Elezi sqaron se pavarësisht reshjeve të rëna ditët e fundit, niveli në hidrocentrale mbetet ende i ulët.
Ndërkohë që Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë shqyrtimin e heqjes së licencës për kompanine CEZ Shpërndarje për herë të tretë. Elezi sqaroi se janë ngritur grupe pune për të monitoruar situatën dhe për të mbledhur të dhëna.
Kohët e fundit në vendin tonë ka pasur prodhim të ulët të energjisë elektrike për shkak të thatësirës që ka përfshirë vendin.