Financat udhëzojnë postën: Kartat do merren 200 lekë
Ministria e Financave, dërgon në Postën Shqiptare udhëzimin për kartat. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, pajisen me kupona në zyrat postare përkatëse të njësive të qeverisjes vendore, kundrejt pagimit të tarifës prej 200 lekësh.
TIRANE- Ministria e Financave i dërgon Postës Shqiptare udhëzimet për kartat e identitetit pas denoncimit në News24 se kuponat për karta po shiteshin ende me 1200 lekë të reja. Sipas këtij vendimi pajisen me kupona në zyrat postare përkatëse të njësive të qeverisjes vendore kundrejt pagimit të tarifës prej 200 lekësh, të gjithë shtetasit që deri në datën 28 qershor 2009 janë 18 vjeç dhe nuk disponojnë pasaportë për jashtë shtetit, si dhe nuk përfitojnë nga asnjë skemë kompensimi, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave numër 366 datë 15 prill 2009. po kështu nga ky vendim përfitojnë edhe të gjithë shtetasit që votojnë për herë të parë por që nuk janë në shkolla publike. Ministria e Brendhsme i vë në dispozicion zyrave postare listën e personave që nuk disponojnë pasaportë. Në rast se shtetasi përfitues nuk figuron në listë, atëherë ai duhet të pajiset me një vërtetim nga policia e Shtetit që nuk disponon pasaportë ose ai nënshkruan formularin sipas modelit bashkangjitur vendimit.
Ndërkohë shtetasit përfitues të skemës së re do të derdhin vullnetarisht brenda një periudhe 6 mujore vlerën e mbetur të kartës prej 1 mijë lekësh në zyrat e postës për llogari të buxhetit të shtetit. Të gjithë personat që në duns te periudhës 6 mujore nuk kanë shlyer detyrimin shpallen debitorë dhe listat e tyre dërgohen nga Ministria e Brendshme në njësitë e qeverisjes vendore për vjeljen e detyrimeve. (a.r/news24/balkanweb)