E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK organizon koncertin “Romët për romët”

PDK ka organizuar një koncert nën sloganin “Romët për romët”. Paratë e mbledhura do të shkojnë për festimin e festës së Shën Gjergjit, nesër. Komuniteti rom ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me PDK dhe Polin e Lirisë. 

TIRANE- Partia Demokristiane e Shqipërisë ka organizuar një koncert nën sloganin “Romët për romët” me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe kërcimtarëve të këtij komuniteti.

Ritmet e muzikës i kanë bërë për vetë të gjithë, ndërsa shfaqja ka patur vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Spektatorët janë përshëndetur edhe nga numra koreografikë të balerinave profesioniste, ndërsa paratë e mbledhura nga koncerti do të shkojnë për festimin e festës së Shën Gjergjit, ditën e nesërme.
Komuniteti rom prej disa kohësh ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi para dhe pas zgjedhore me PDK dhe Polin e Lirisë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›