“Financim i përkohshëm” për RTK-në
Kuvendi i Kosovës do të vendosë në seancën e radhës për ndarjen e mjeteve financiare për Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Kryesia e Kuvendit e procedoi sot këtë pikë për seancën e ardhshme plenare.
Por, kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se ende nuk dihet shuma e cila do t’ju propozohet deputetëve për t’i ndalë në ndihmë RTK-së për 6 muajt e ardhshëm, raporton RTK.
Më herët ishte përmendur një shumë prej 5.3 milionësh, por ajo pritet të saktësohet. “Varet nga propozimi. Sot nuk kemi biseduar për shumën, por varet se si do të jetë propozimi nga një nënkomision që është formuar nga dy komisione, nga Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe nga Komisioni për Media dhe Administratë Publike”, është shprehur Krasniqi.