E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimi i Bankes Boterore

Banka Botërore financon qeverinë shqiptare me një kredi prej 21.6 milionë dollarë për përforcimin e sigurisë së digave. Një gjë e tillë do të ndihmojë në parandalimin e një fatkeqësie të mundshme nga prishja e digës. Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se një investim i tillë do të ndihmojë gjithashtu në shtimin e rezervave hidrike dhe rritjen e prodhimit të energjisë. Marrëveshja për këtë kredi u firmos nga Ministri i Financave Ridvan Bode, nga kreu iKoorporatës Energjetike Shqiptare, Ëngjëll Zeqo dhe  nga Përfaqësuesja e Përhershme e BAnkes Boteore ne Shqiperi, Kseniya Lvovsky. Financimi shtesë do të plotësojë kredinë origjinale të IDA-s prej 35.3 milionë USD për të mbështetur qeverinë në sigurimin e hidrocentraleve më të mëdha të vendit mbi kaskadën e Drinit. Ai gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji për tregun rajonal të energjisë. Kjo kredi do të orientohet ne rehabilitimin e ujëshkarkuesve në tri digat e kaskadës së lumit Drin dhe ne rehabilitimin e hidrocentralit të Komanit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›