Shqiperia merr kryesimin e CEFTA-s

Shqipëria merr presidencën e radhës të marrëveshjes CEFTA. CEFTA është një marrëveshje e tregtisë së lirë në të cilën marrin pjesë tetë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia. Ministry i Ekonomisë, Nasip Naço shpalosi arritjet dhe zhvillimin e ekonomisë, kushte në të cilat ajo aktualisht po merr kryesimin e kësaj marrëveshje. Viti 2012 është një vit i veçantë për Shqipërinë pasi nga 1 janari ajo është kryesuese e marrëveshjes CEFTA 2006. Prioritetet e Shqipërisë janë konkretizuar në programin e detajuar, i cili do të prezantohet në vijim të këtij takimi. Ky program ka marrë parasysh arritjet e deritanishme si dhe objektivat e parashikuara në marrëveshjen CEFTA 2006, në bashkëpunim dhe konsultim me të gjitha vendet.
Gjithashtu ky program është shprehje e angazhimit tonë për zbatimin e suskesshëm të kësaj marrëveshje me synim rritjen e bashkëpunimit rajonal, si një kusht i rëndësishëm për antarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Sipas, shefit të ekonomisë, zbatimi i CEFTA ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme sepse vendet e rajonit po punojnë së bashku për të kombinuar politikat në fushën e tregtisë me politikat e investimeve për të kontribuar në këtë mënyrë në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomive. Ai vlerësoi se partneri më i rëndësishëm në këtë rrugëtim është biznesi, pasi qeveritë të vetme nuk mund të jenë të suksesshme.