E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Mbrojtjes ne Kukes inspekton forcat ushtarake

Forcat Ushtarake, të cilat janë të angazhuara për përballimin e situatës në veri të vendit u inspektuan nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Në aeroportin e Kukësit, Imami është takuar me ushtarakët dhe është njohur me operacionet e ndërmarra gjatë ditëve të fundit e në vazhdimësi për shpëtimin e jetëve të banorëve të rrezikuar dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore.
Ministri Imami nga Kukësi ka garantuar se po bëhet gjithçka që dëmet nga situata e krijuar të jenë sa më të vogla.
Vetëm në qarkun e Kukësit janë vendosur 143 efektiva ushtarakë dhe 42 mjete të llojeve të ndryshme si borëpastruese, fadroma e autoambulanaca nga të gjithë komandat e Forcave të Armatosura të cilët vetëm po punojnë për të pastruar rrugët nga bora të ndihmuar dhe nga vetë njerëzit që prej disa ditësh ndodhen në gjendje të vështirë, për shkak të reshjeve të shumta të dëborës.
Ndërkaq gjatë një lidhje telefonike nga Tropoja ministri i Transporteve Sokol Olldashi deklaroi për Abc News se i vetmi aks i bllokuar në këtë znë është Qafa e Malit-B.Curri, ndërsa sipas tij
sot është bërë edhe lëvizja e parë e tragetit në Koman. Po kështu minsitri tha se vijon shpërndarja dhe dërgimi me medikamente dhe ushqime në zonat e bllokuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›