Financimi në bujqësi, MBZHR: 250 milionë euro kredi të buta me normë interesi në 2%

TIRANË, 12 mars /ATSH/ Më shumë mundësi financimi për bizneset e vogla dhe të mesme në sektorin bujqësor, me qëllim nxitjen e investimeve dhe rritjen ekonomike.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur konsultimet për programin e ri mbi financimin në bujqësi, ku përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro, do të mbështeten investimet në serra, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.
MBZHR informoi sot në një postim në rrjetet sociale se, zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi dhe përfaqësues të bankave të nivelit të dytë ishin në Malësinë e Madhe ku prezantuan në një takim me Shoqatën e Bimëve Medicinale Aromatike instrumentet e financimit në bujqësi: Kredia e Butë dhe Garancia Sovrane.
Kredia e Butë me një linjë financimi 250 milionë euro dhe me normë interesi 3.5%, e kombinuar me Garancinë Sovrane, e ul normën e interesit në 2% dhe mbulon kolateralin deri në 70%, thekson MBZHR.
1 nga 12/a.f/