E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA forcon rregullat e qëndrimit për kanadezët

UASHINGTON, 12 mars /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë forcuar rregullat e qëndrimit në vend për udhëtarët nga Kanadaja, bëri të ditur nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Sipas rregullave të reja, kanadezët që qëndrojnë më shumë se 30 ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së shpejti do të duhet të regjistrohen pranë autoriteteve amerikane dhe të japin shenjat e gishtave.

”Masa do të hyjë në fuqi më 11 prill”, sipas dokumentit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Rregulli duhet të shqetësojë veçanërisht shumë pensionistë kanadezë që kalojnë dimrin në jug të Shteteve të Bashkuara./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›