Financuesit e PDK-së, përfitojnë miliona

Kompanitë private që financojnë Partinë Demokratike të Kosovës kanë përfituar miliona euro nga tenderët publikë të qeverisë Thaçi.
Financuesve të partisë nuk u kanë shpëtuar as fondet publike që kontrollohen nga komunat ku udhëheq PDK-ja e as ndërmarrjet publike.
Raporti i auditimit i fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2009 si financues të partisë së kryeministrit i përmend emrat e kompanive që kanë fituar më së shumti kontrata publike që janë korporata “Devolli”, kompania “Rukolli”, e kompanitë e ndërtimit të rrugëve.
Ministria e Arsimit, ajo e Transportit, PTK-ja, si dhe komunat e PDK-së kanë qenë “ushqyesit” e financuesve të partisë.