Gaza predhe ndaj Izraelit

Një predhë e lëshuar nga Rripi i Gazës ka rënë këtë mëngjes në Eshkal, në jug të Izraelit.
Predha nuk ka shkaktuar viktima fatmirësisht.
Lajmin e bën të ditur një zëdhënës i ushtrisë së Izraelit.
Ditën e djeshme, aviacioni izraelit kishte lëshuar disa raketa ndaj Rripit të Gazës, të cilat shkaktuan 4 të plagosur.
Raketat ishin kundërpërgjigje ndaj një sulmi me predha të Gazës në Beer Sheva ditën e mërkurë, sulm i cili shkaktoi vetëm dëme matëeriale.