Fini: Heqja e vizave në vjeshtë, meritë e progresit që ka bërë Shqipëria

Tiranë, 6 maj, NOA Liberalizimi i vizave për shqiptarët është një akt i merituar dhe nuk vjen si dhuratë, - deklaroi sot Presidenti i Dhomës së deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini, gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Konkretisht, Fini tha tha se falë progresit, reformave dhe plotësimit të detyrimeve, liberalizimi i vizave për Shqipërinë pritet të bëhet brenda vjeshtës si një vendim krejtësisht i merituar.
Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që personalitetet e politikës italiane po i japin Shqipërisë për heqjen e vizave dhe integrimin në BE, shprehu mirënjohjen për lobimin që personalisht Fini po bën edhe me krerë të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së për heqjen e vizave.
Shqipëria, - tha ajo, - i ka plotësuar tashmë të gjitha detyrimet teknike dhe kjo është shprehur edhe nga përfaqësues të Komisionit Europian. Kemi punuar intensivisht në parlament për të gjitha ligjet që janë detyrime për liberalizimin e vizave dhe do kisha dashur që edhe opozita të ishte pjesë e këtyre proceseve.
Ndërsa në lidhje me krizën politike në vend, Topalli u shpreh se i ka ftuar dhe vijon ti ftojë deputetët e opozitës të zënë vendet e tyre në parlament duke shprehur të gjithë
gatishmërinë dhe vullnetin për çdo kërkesë bazuar në Kushtetutë e ligj, për transparencën e zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka pasur.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")