E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finlanda: Duhet të përgatitemi për një dështim të euros

Gazeta Shqip

Kriza

Ndërkohë, Gjermania rithekson qëndrimin pro projektit euro

Ministri i Jashtëm i Finlandës ka deklaruar se qeveria e tij nuk e dëshiron ndarjen, apo dështimin e euros, por zyrtarët duhet që të përgatiten për çdo rast. Ndërkohë, shefi i diplomacisë gjermane i ka mbledhur bashkë homologët e tij në një takim që synon të promovojë euron. Në këtë takim, ministri i Jashtëm i Finlandës ka hedhur idenë e tij. Ne duhet që të përgatitemi për çdo eventualitet, ka deklaruar ai. Më pas, ai ka dhënë për këtë edhe një intervistë në një gazetë britanike, në të cilën jep të gjitha arsyet që e shqetësojnë dhe që duhet të shqetësojnë dhe të mbajnë në alert edhe të tjerët për realitetin e euros. Ministri i Jashtëm foli edhe për konsensusin që ekziston për idenë se një ndarje e Eurozonës, pra dalja e një apo disa vendeve do të kishte kosto më të madhe sesa menaxhimi i krizës. Ndarja e euros nuk do të ketë fund për Bashkimin Europian dhe unë mendoj se ndoshta një fakt i tillë mund të mundësonte një funksionim më të mirë të kësaj organizate, ka deklaruar ministri i Jashtëm. Në lidhje me idenë e sipërpërmendur, ai tha se nuk i besonte vlerësimet që i jepnin kosto më të madhe vazhdimit të euros krahasuar me koston e menaxhimit, që sipas tij, ishte më e lartë. Finlanda është i vetmi vend i Eurozonës që ka kërkuar kolaterale në këmbim të kontributit financiar, për të ndihmuar Greqinë dhe vende të tjera që kanë përfituar paketa financiare nga vendet e Eurozonës. Ky qëndrim ka bërë që ta konsiderojnë një vend më të ashpër se vetë Gjermania në këto qëndrime që mban, e cila është e njohur tashmë për mosdëshirën e hapur që ka për të hedhur para të shumta në vendet e Eurozonës që janë në krizë të thellë dhe që praktikisht janë shndërruar në një gropë të zezë parash. E për sa i përket Gjermanisë, ajo në një përpjekje për të ndryshuar këtë imazh dhe po përpiqet që të bëjë një fushatë mes ministrit aktual të Jashtëm dhe ish-ministrit Fusher. Qëllimi është forcimi i idesë se Berlini, përkundrazi nga sa mund të mendohet, është në favor të projektit europian. Slogani i kësaj nisme është: Ne për Europën. Ndërkaq Angela Merkel, në një vizitë të bërë në Kanada ripërmendi pozicionin pro-euro të vendit të saj dhe deklaroi se do të bënte gjithçka për të mbajtur dhe ruajtur Euron.

Finlanda: Duhet të përgatitemi për një dështim të euros burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›