Zjarret për hakmarrje politike djegin Maqedoninë
Zjarret që kanë shpërthyer nëpër disa qytete të Maqedonisë janë të qëllimshme dhe mund të shkaktohen si rezultat i hakmarrjeve politike.
Më shumë se 3.000 mijë hektarë pyje janë djegur këtë vit në Maqedoni, ndërsa nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është raportuar për më shumë se 1.000 zjarre. Vetëm muajin e kaluar tre persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar në një zjarr që përfshiu pyjet për rreth qytetit Strumicë të Maqedonisë.
Mirëpo, ndryshe nga shtetet tjera, që gjithashtu nuk iu kanë shpëtuar zjarreve për shkak të temperaturave të larta, në Maqedoni zjarret kanë marrë karakter politik.
Madje dyshohet se për shkak të marrëdhënieve të tendosura ndëretnike, janë “piromanët” ata që kanë shkaktuar këto zjarre.