Finlanda bie sërish në recesion

Ekonomia finlandeze ka rënë përsëri në recesion gjatë tremujorit të parë të vitit 2010, treguan shifrat zyrtare.
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti ekonomia finlandeze ka rënë për 0.4 %, pas rënies në tremujorin e fundit të vitit 2009 prej 0.2 %.
Finlanda, eksportet kryesore të së cilës janë letra dhe telefonat celularë të Nokias, është goditur shumë nga rënia e tregtisë globale, raporton AP. Megjithatë, shifrat zyrtare tregojnë se eksporti është rritur për 7 % krahasuar me një vit më parë, në 4.4 miliardë euro në prill, rritja më e madhe që nga nëntori 2008.
Një vend konsiderohet se ka rënë në recesion pas dy tremujorëve të njëpasnjëshëm të rënies ekonomike