E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli:Benitez, njeriu i duhur për Interin

Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, është shprehur optimist për mundësinë e shkuarjes së Rafael Benitezit në Giuseppe Meazza.

"Benitez? Shpesh e kam parë Liverpoolin dhe më pëlqen loja e tij. Ai do të jetë njeriu i duhur për të vazhduar ciklin e Hose Mourinjos. E ardhmja ime? Për këtë flisni me agjentin tim", deklaroi Balotelli, i padisponuar të flasë për të ardhmen e tij.

Strategu spanjoll pritet të prezantohet si trajner i Interit të premten ose të hënën e ardhshme, ndërsa kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t'u definuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›