E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finlanda ofron mbështetje për Shqipërinë

Gjatë takimit, u theksua vendosmëria e të dyja palëve për të konsoliduar dhe thelluar edhe më tej marrëdhëniet shumë të mira midis dy qeveria dhe dy vendeve në të gjitha fushat.

Ambasadorët Patokallio dhe Huittinen i përcollën Kryeministrit Berisha urimet e përzemërta nga autoritetet finlandeze dhe i shprehën vendosmërinë e qeverisë finlandeze për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare në hapat e mëtejshëm për integrim në Bashkimin Europian, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, arsimit, nxitjes së investimeve, mjedisit etj.

Kryeministri Berisha i falënderoi ambasadorët për përkrahjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë Shqipërisë dhe  shprehu vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, veçanërisht në sektorin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve finlandezë për të investuar në Shqipëri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›