E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese ruse kundër dënimit me vdekje

"Aplikimi i dënimit me vdekje duke nisur që nga 1 janari 2010 është i pamundur'', deklaroi presidenti i gjykatës, Valeri Zorkin, gjatë një fjalimi në Shën Pieterburg.

Në bazë të moratoriumit, dënimi me vdekje nuk është aplikuar më në Rusi, por ai nuk është hequr kurrë, pavarësisht angazhimeve të marra nga Rusia në vitin 1996 në kohën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Rusia nënshkroi Protokollin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi anulimin e dënimit me vdekje, por ky ligj nuk është ratifikuar kurrë nga Parlamenti i Rusisë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›