Fino “shoqëron” Berishën në Lushnje: Me lejen e PS
LUSHNJE - Kryeministri, Sali Berisha ishte dje në Lushnjë, ku mori pjesë në ceremoninë festive të organizuar me rastin e 92-vjetorit të “Kongresit të Lushnjës”.
Në këto ceremoni, kreu i qeverisë shoqërohej edhe nga dy deputetët e Partisë Socialiste, Bashkim Fino dhe Arben Çuko, ndërkohë që opozita zhvillonte manifestimin homazh në kujtim viktimave të 21 janarit.
I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Bashkim Fino, njëherësh sekretari për pushtetin vendor në PS, tha se prania e tij përkrah kryeministrit Berisha në ceremonitë festive për “Kongresin e Lushnjës” ishte me lejen e lidershipit të partisë.
“Unë jam deputet i zonës. Ndodhesha në ceremoni i ftuar nga kryetari i Bashkisë së Lushnjës që i përket Partisë Socialiste dhe i cili është njëherësh kreu lokal i PS-së. Ai e organizonte ceremoninë. Berisha ishte aty i ftuar njësoj si edhe unë. Unë isha aty si përfaqësues i opozitës. Dhe kam marrë pjesë në atë ceremoni me dijeninë e plotë të lidershipit të partisë sime. Nuk isha aty ‘pa leje’ apo për t’i bërë karshillëk pjesës tjetër që protestonte në Tiranë, absolutisht jo. E përsëris, kam qenë ‘me leje’ në atë aktivitet”, deklaroi Fino për GSH.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)