SHBA, South Carolina fiton Gingrich
Triumf për Newt Gingrich dhe katastrofë për Mitt Romney, kjo është fotografia e zgjedhjeve, për kandidat për president të Partisë Republikane, në S. Carolina.
Gingrich ka marrë 40% të votave kundër 28 % të rivalit të tij kryesor Romney. Gara për emërimin e kandidatit republikan është rihapur, pasi ishte menduar se kandidati më i favorizuar, Romney do të ishte ai që do të fitonte jo vetëm këto zgjedhje por edhe emërimin nga partia si kandidati zyrtar për tu përballur me presidentin Barack Obama.
Ai që vërtetë mund të ndihet i gëzuar nga këto zgjedhje në të vërtetë është pikërisht Obama, pasi duke parë luftën e brendshme në partinë rivale kënaqet me dobësimin e kandidatit Romney i vetmi që shikhej nga Shtëpia e Bardhë si rrezik për fitoren e mandatit të dytë të Presidentit. Në fakt sondazhet, në rastin e një përplasje mes Obama dhe Gingrich, parashikojnë fitoren e presidentit aktual.
Romney, ka njohur fitoren e kundërshtarit të tij, fryt i një rendje të 48 orëve të fundit, por ai thekson dhe se beteja është e gjatë dhe e vështirë.
(ar.si/BalkanWeb)