E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, dalin në bregdet dy delfinë

VLORË - Dy delfinë kanë dalë dje në breg të detit në zonën e Radhimës, ndërkohë që peshkatarët e ndodhur afër kanë konstatuar se njëri prej gjitarëve kishte ngordhur.
Menjëherë e kanë shoqëruar në thellësi delfinin tjetër, me synim që dhe ai mos kishte të njëjtin fat, por ai nuk u është bindur.

Pasi eci disa dhjetëra metra, delfini është rikthyer përsëri drejt bregut. Më pas, peshkatarëve u është dashur që ta dërgojnë në thellësi të hapësirës detare dhe ta hedhin në thellësitë e ujërave, gjitarin e mbijetuar.

Peshkatarët kanë njoftuar Institutin e Biologjisë për të hetuar këtë ndodhi të rrallë, arratisjen 'vrastare' nga thellësitë të këtyre gjitarëve, duke dalë në breg të detit. Sipas specialistëve, këto krijesa ujore jo vetëm që nuk i afrohen bregut, por rrinë në thellësitë e Mesdheut.

Ndërsa dalja e tyre në breg, sipas specialistëve, mund të lidhet me efektet e ndryshimit të klimës.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›