E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina – Juve, përballje për "Europën"

Të dyja ekipet do të luajnë fort për fitore, pasi në mungesë të saj Fiorentina jo vetëm i thotë përfundimisht lamtumirë ëndrrës për Ligën e Kampioneve, por edhe Liga Evropiane bëhet shumë e vështirë falë edhe konkurencës tepër të fortë.

Ndërsa bardhezinjtë dhe Zakeroni synojnë fort vendin e katërt në renditje që do t’i mundësonte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve (në eliminatoret e saj, gjithsesi) dhe një humbje sonte në Firence do të ishte pothuajse një shkelmim i ëndrrës së kampioneve duke parë rivalitetin dhe formën e mirë që po kalojnë Palermo dhe Napoli, pse jo edhe Xhenoa me Fiorentinën që ndodhen po aty.

Ja edhe formacionet e mundshme:

Fiorentina-Juventus (sonte 18.00)
Fiorentina (4-3-3): Frej; Komoto, Felipe, Kroldrup, Pasqual; Zaneti, Montolivo; Markioni, Jovetiç, Vargas; Xhilardino. (Avramov, De Silvestri, Bolati, Gobi, Donadel, Ljajic, Keirrison) tr: Prandelli

Juventus (3-4-1-2): Maninger; Zebina, Legrotalje, Kielini, De Çelje; Sisoko, Felipe Melo, Markizio; Diego; Trezege, Del Piero. (Pinsoljo, Grygera, Kanavaro, Poulsen, Salihamixhiç, Kandreva, Iaquinta) tr: Zakeroni

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›