Prifti: Do të privatizohet gjithçka shtetërore
Sipas Priftit, do të privatizohet gjithçka që është pronë shtetërore, duke shpëtuar vetëm hidrocentralet mbi lumin Drin, nga të cilët prodhohet pjesa më e madhe e energjisë elektrike.
“Do të privatizohen të gjitha asetet e kompanive shtetërore, si pjesa e mbetur e kompanisë fikse Albtelekom, pjesa e kompanisë së naftës ARMO, etj”, theksoi Prifti në konferencën e përjavshme për shtyp. Sipas tij, të gjitha këto privatizime bëhen për të shkurtuar shpenzimet.
Në listën e shitjes së pronave, do të përfshihen edhe 450 reparte ushtarake, ndërsa më vonë, sqaron kreu i METE-s, mund të ketë privatizime edhe të hidrocentraleve të vegjël. Për të vlerësuar të gjitha pronat shtetërore do të ketë mbi 1000 punonjës, të cilët do të nxjerrin faturën e vlerës së këtyre pronave. Nga privatizimet do të shpëtojnë edhe institucionet e shëndetësisë dhe të arsimit.