Zola dhe Sullivan përplasen për Behramin

E ardhmja e Valon Behramit në West Ham është vënë në dyshim, pasi menaxheri Gianfranco Zola dhe bashkë-pronari David Sullivan janë përplasur mes vete rreth kontratës së re për yllin kosovar, kanë njoftuar mediet angleze të premten.
Zola synon të mbajë reprezentuesin zviceran, i cili është bërë idhull në Upton Park pas ardhjes më 2008, ndërsa Sullivan e sheh 24 vjeçarin si potencial për të zbutur borxhin e klubit londinez. Behrami ishte pritur të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare në fillim të muajit shkurt, por ai ende ka edhe tri vjet në marrëveshjen e tij aktuale.
Behramit i është ofruar pagë prej 30 mijë funtesh në javë, që prapë është më pak se gjysma e rrogës së disa prej futbollistëve më të paguar në West Ham. Por, oferta për kontratën e re është tërhequr nga klubi. Mosmarrëveshjet rreth kontratës së re të Behramit janë vetëm njëra prej çështjeve të shumta me të cilat është duke u ballafaquar klubi londinez, ndërsa Zola është duke konsideruar të ardhmen e tij në Upton Park.