E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati kërkon të hyjë në negociata për francezin Benzema

Milano - Morati është duke menduar për të afruar një sulmues të madh për Interin e tij. Presidenti zikaltër pritet të dërgojë një të ngarkuar për të studiuar Karim Benzemanë.

Bashkë me Agueron , 21-vjeçari francez mund t’i kushtojë zikaltërve 45-50 milion euro. Në shenjëster të bosit milanez është edhe Horau i Parisit, dhe Makoun, mesfushori kamerunas i Lionit.
Në lëvizjet e ardhshme të Interit mendohet edhe mbrojtësi Brazilian i Fluminenses, Thiago Silva.

Zikaltërit kanë disa oferta për lojtarët e tyre, ku bie në sy interesimi i Mihajloviçit për kalimin e Rivasit tek Bolonja. Krespo po kërkohet me insistim nga Reali i Madridit, ndërsa Kruzi dhe Baloteli nga Çelsi i Londrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›