Luhen sonte ndeshjet e pasta në grupe për Ligën e Kampioneve
Firence - Luhen sonte ndeshjet e vlefshme për grupet E, F, G dhe H në Ligën e Kampioneve. Këto janë ndeshjet e pesta në grupe, ku skuadrave, veç këtyre, u mbetet vetëm një takim tjetër për të zhvilluar.
Ndeshja më interesante paraqitet ajo e Firences, ku Fiorentina do të presë Olimpikun e Lionit për grupin F. Vjollcëve u duhet patjetër fitorja në këtë takim, për të shpresuar më tej tek fitorja e Bajernit në ndeshjen e fundit me Lionin. Nëse gjërat do të rrjedhin kështu, Fiorentinës i duhet patjetër fitorja në ndeshjen e fundit me Steauan në Bukuresht.
Në grupin E, Vilareali do të presë kampionët në fuqi të Europës, Mançesterin. Ndeshja e parë midis këtyre dy skuadrave është ndarë në barazim pa gola në Mançester.
Interesant pritet dhe takimi që do të zhvillohet në Shën Pietërburg, midis Zenitit vendas dhe italianëve të Juventusit. Juventusi e ka siguruar kalimin për në turin tjetër, ndërsa rusët do të kërkojnë të përfitojnë sa më shumë në këto dy takimet e fundit.
Më poshtë do të paraqesim të gjitha ndeshjet e grupeve që do të luhen sonte.
Liga e Kampioneve - ndeshjet e 5-ta
GRUPI E
20:45 Alborg-Seltic
20:45 Vilareal-Mançester U.
GRUPI F
20:45 Bajern Mynih-Steaua Bukureshtit
20:45 Fiorentina-Lion
GRUPI G
20:45 Arsenal-Dinamo Kiev
20:45 Fenerbahçe-Porto
GRUPI H
18:30 Zenit-Juventus
20:45 Bate Borisov-Real Madrid