E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firma e Bashës në kontratën për lobim në Uashington gjatë betejës për Tiranën

Share

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një kontratë lobimi me kompaninë Podesta Grup gjatë periudhës së betejës për Tiranën. Kontrata mban firmën e Lulzim Bashës, në atë kohë Ministër i Brendshëm. Shuma prej 180 mijë dollarësh është dorëzuar tek firma më 11 maj, pra pak ditë pasi kishin mbaruar votimet dhe po numëroheshin votat. Kurse kontrata është nënshkruar në prill. Qëllimi i lobimit ka qenë që kompania të përmirësojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Kontrata e publikuar nga e përditshmja Shqip, nuk është bërë publike nga qeveria shqiptare. Pak ditë më parë qeveria pagoi edhe 200 mijë dollar për një tjetër firmë lobimi. Qeveria shqiptare, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, po bën shpenzime të mëdha për të ruajtur emrin e mirë në Uashington, duke kontaktuar disa nga firmat më të fuqishme të lobimit, e madje duke bërë nga pagesat më të majme, siç rezulton nga një listë pagesash e Podesta Grup.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›